Haradinaj: AAK do ta kufizojë fushatën zgjedhore në pesë ditë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vendosur që fushatën konvencionale për zgjedhjet lokale më 17 tetor, ta kufizojë në pesë ditë, njofton Insajderi.com.

Përmes një postimi në Facebook, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se ky vendim ka ardhur për shkak të situatës së rëndë me pandeminë COVID-19.

VIDEO:

“Duke pasur parasysh situatën e rëndë epidemiologjike me Covid-19, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka vendosur që Fushatën konvencionale për zgjedhjet lokale Tetor 2021, ta kufizojë në 5 ditë. Poashtu jemi të përcaktuar që edhe këtë afat 5 ditor të fushatës, ta zhvillojmë në përputhje të plotë me kriteret dhe rekomandimet për parandalimin e përhapjes së virusit”, shkroi ndër tjerash Haradinaj.

Ndërkaq, të enjten fillon zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pas një takimi me krerët e partive politike, ka bërë të ditur se nuk do të ketë shtyrje të zgjedhje lokale, edhe pse Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës i kishte rekomanduar këtë./Insajderi.com