Haradinaj: I frikësohem situatave kur Vjosa Osmani duhet të marrë vendime të rëdësishme

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit, njofton Insajderi.

Ai në emisionin Pressing theksoi se AAK-ja ka arsye të mjaftueshme të mos ia jap votën Vjosa Osmanit për këtë post.

VIDEO:

Një nga këto arsye sipas tij është se i frikësohet situatave eventuale kur Osmani duhet të marrë ndonjë vendim të shpejtë në emër të Kosovës.

“Përvoja imë në politikë dhe në shumë procese mi ka dhënë disa alarme. Unë nuk kam pas rast me e pa zonjën Osmani në situata të vështira. I frikësohem situatave kur zonja Osmani, siç ishte rasti me 4 shtator, kur duhet të marrë ndonjë vendim të shpejtë në emër të Kosovës. Unë personalisht i kam vuajt pasojat e disa vendimeve të shpejta më herët si rasti i Demarkacionit e Zajdenicës”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij kjo është një arsye e mjaftueshme që partia e tij të mos e ndihmojë zgjedhjen e Osmanit presidente.

“Për mua është e mjaftueshme të mos ndihmojë në situata të tilla, që AAK të mos ndihmojë në zgjedhjen e presidentit nëse nuk e kemi vërtetu ose verifikua në situata të caktuara të marrjes së vendimeve”, tha Haradinaj./Insajderi.com