Haradinaj kujton të rënët në Masakrën e Pastasellës

kreu i AAK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot masakrën në Pastasellën e Rahovecit.

VIDEO:

Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj tha se do të jenë përjetësisht të përulur para sakrificës së madhe, që kurrë nuk e harrojnë.

“Përgjithmonë në kujtesën tonë!

Kujtojmë motrat e vëllezërit tanë, që u martirizuan njëzetedy vite më parë në Pastasel. Dora barbare, nuk i kurseu as të miturit, as gratë e pleqtë, në tentim të zhbërjes së qenies tonë.

Barbarët shkuan me turp e ne qëndrojmë në Atdheun tonë! Me dhembje e krenari! Në liri! Duke kërkuar ata që ende nuk janë riatdhesuar. Duke kërkuar drejtësinë për ta!

Përjetësisht të përulur para sakrificës së madhe, që kurrë nuk e harrojmë. Lavdi”, ka shkruar kreu i AAK-së.