Haradinaj mbledh kandidatët për Asamble dhe strukturat e AAK-së në Prishtinë: Entuziazmi që pashë është shpresë se suksesi nuk do të mungojë

Kandidati për kryetar

VIDEO:

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, sot ka organizuar një takim me kandidatët për asamble si dhe me strukturat e Degës. Ai tha se gjatë këtij takimi u diskutua për projektet konkrete si dhe për të rimëkëmbër madhështinë e Kryeqytetit.

“Takim pune me kandidatët e konfirmuar për Asamblenë Komunale dhe strukturat e Degës, për të diskutuar strategjinë për Prishtinën. Ky takim është fillimi i shtjellimit të temave dhe projekteve konkrete për Prishtinën. Gara për të rimëkëmbur madhështinë e Kryeqytetit është garë e të gjithë neve, qytetarëve të Prishtinës. Problemet e akumuluara do të adresohen menjëherë. Kandidatëve dhe strukturave gjithashtu i prezentova shtabin në përbërje të shefit të shtabit, ekipin për PR, dizajnerët, grafikën, përgjegjësit për komunikim me publikun, për rrjete dhe përgjegjësit për komisionerë dhe vëzhgues. Entuziazmi që pashë te kandidatët dhe struktura është shpresë se suksesi nuk do të mungojë. Na prift e mbara”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.