Haradinaj në Speciale: Edhe dheu më nxjerr prej vorri mos me kanë kundër Millosheviqit

Nasim Haradinaj

Në Gjykatën Speciale ka vazhduar gjykimi ndaj nënkryetarit të OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj.

Ky i fundit, është përgjigjur në pyetjet e prokurorit në lidhje me kundërshtimet e tij ndaj Speciales.

VIDEO:

Haradinaj tha se ai do të jetë gjithëherë kundër Speciales nëse kjo e fundit bazohet në të dhënat e Millosheviqit.

“Edhe dheu me nxjerr prej vorrit mos me kanë kundër Millosheviqit”, tha ai.

Madje ai tha se nëse Dhomat e Specializuara bazohen në të dhënat e Millosheviqit, atëherë ato duhe të pengohen.

“Millosheviqit po, po, po. Nësë DHSK bazohet në të dhënat e Millosheviqit, duhet me pengu. Unë jam që DHSK të ketë një qasje tjetër dhe t’i zbuloj të gjitha krimet. Nuk jam kundër zbulimit të vrasësve dhe kriminelëve. Por nuk jam që të kqyrni vetëm me një vend, sepse duke u thirr në koordinatorin e juaj, ju po i rehabilitoni kriminelët. Jam kundër çdo gjykate që punon në parimet e Millosheviqit. Edhe brezi jem do të jetë kundër ideve të Millosheviqit dhe mburrem me këtë”, tha Haradinaj në Speciale.

Pas kësaj, prokurori filloi të insistojë në pyetjen se a është Haradinaj kundër Speciales në formën se si aktualisht është, dhe a do ta kundërshtoj atë në vazhdimësi në këtë formë.

“Unë s’po e kam të qartë se si jeni ju. Ma shpjegoni dhe unë do t’ua jap një përgjigje.  Nëse ti tregon që je në parimet e Milloshit, unë jam kundër. Unë do të përdori çdo rrugë ligjore që me mujt me ndërhy sado pak që me shti vetëm fjalën për të gjitha krimet e kryera. Nëse këtë s’mundemi, nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, dhe jemi në rregull. Nëse ti këtë s’e bën, atëherë unë jam kundër në anën ligjore, por jo të krijoj dhunë dhe shantazhe apo këtë që po e quani ju, sepse s’kam nevojë është ana ligjore”, tha Haradinaj.