Haradinaj për anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit: Presim të jetë krah i fortë i Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur i lumtur që Shqipëria u bë anëtare e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për dy vitet e ardhshme, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se pret që shteti shqiptar të jetë një mbështetje e fortë për Kosovën.

VIDEO:

“Përpos se do të jetë pjesë e organizmit më të lartë të politikës botërore, presim që do të jetë krah i fortë i Kosovës në një periudhë shumë të ndjeshme, duke u bërë zë i fuqishëm i të gjithë shqiptarëve. Urime!”, ka shkruar ai.

Edhe krerët e lartë shqiptarë e quajtën një hap historik anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Shqipëria mori 175 vota nga 117 të nevojshme për vitet 2022-2023, nga gjithsej 190 pjesëmarrës në votim. /Insajderi.com