Haradinaj për arkivin e UÇK-së: Heroizmi e atdhedashuria do ruhen brez pas brezi

Ramush Haradinaj

Ish-Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit dhe ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka vizituar Gani Mehmetajn, një nga luftëtarët e dalluar të kësaj zone, i cili është duke lënguar nga një sëmundje e rëndë.

VIDEO:

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Ganiu dhe familja e tij kanë strehuar dhe ushqyer luftëtarët e lirisë, me një dashuri e respekt të jashtëzakonshëm.

“Baca Gani me pushkë në krah, bashkë me familjen e tij, strehuan, ushqyen, lanë e ndërruan luftëtarët e lirisë, me respekt e dashuri sikur të ishin fëmijët e tyre. Derisa ai lëngon tash e sa muaj duke u përballur me vdekjen, sytë e tij ruajnë shkëlqimin e luftëtarit”, shkroi ai.

Ai po ashtu ka theksuar se “arkivi” i përfolur ditëve të fundit, ruhet nga mijëra bashkëluftëtarë.

“Ganiu dhe mijëra bashkëluftëtarë janë arkivi që ruan kujtimet e ditëve të lavdisë. Storiet e tyre do të mbesin të gjalla dhe do të bartin heroizmin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe atdhedashurinë brez pas brezi”, ka përmbyllur shkrimin e tij Haradinaj.