Haradinaj: Prishtina në kaos, rrezikohen rreth 100 milionë euro si pasojë e neglizhencës

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se në kryeqytet po vazhdon kaosi urbanistik.

Sipas tij, për shkak të neglizhencës rrezikohen rreth 100 milionë euro nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD).

VIDEO:

“Sikurse çdo ditë, po vazhdon kaosi urbanistik në Kryeqytet, ndërsa pret fondi nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) për rregullimin e Unazës së Qytetit dhe Rrugës A.

Rreth 100 milionë euro të miratuara dhe të alokuara rrezikojnë të humbin për shkak të neglizhencës”, ka shkruar Haradinaj./Insajderi.com