Haradinaj takohet me Szunyog, kërkon mbështetjen e tij dhe të BE-së në sfidat që e presin Kosovën

Gjatë ditës së sotme, i pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Shefin e Zyrës së BE-së, Tomáš Szunyog, njofton Insajderi.

Në një postim në “Facebook”, Haradinaj theksoi se Szunyog ka vlerësuar lart procesin zgjedhor të 14 shkurtit.

VIDEO:

Ai bëri të ditur se ka kërkuar nga Szunyohg mbështetjen e tij dhe të BE-së, në sfidat të cilat e presin Kosovën siç janë liberalizimi i vizave, integrimet euroatlantike dhe marrëveshja për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

“Duke shprehur qëndrimet e mia dhe të Aleancës, vlerësova zgjedhjet e 14 shkurtit si fitore për demokracinë, zgjedhje që i kanë dhënë Kosovës një avantazh si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Kërkova nga ambasadori mbështetjen e tij dhe të BE-së, në sfidat të cilat e presin vendin tonë, liberalizimi i vizave, integrimet euroatlantike dhe marreëveshja peër njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Haradinaj./Insajderi.com