Haradinaj takon shefin zyrës së BE-së: Kërkon mbështetjen në sfidat të cilat e presin vendin

Tomáš Szunyog

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj është takuar me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.  Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet në vend . Ambasadori Szunyog ka vlerësuar lartë procesin zgjedhor në të cilin kaloi vendi.

VIDEO:

“Duke shprehur qëndrimet e mia dhe të Aleancës, vlerësova zgjedhjet e 14 shkurtit si fitore për demokracinë, zgjedhje që i kanë dhënë Kosovës një avantazh si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar”, ka shkruar Haradinaj. 

“Kërkova nga ambasadori mbështetjen e tij dhe të BE-së, në sfidat të cilat e presin vendin tonë, liberalizimi i vizave, integrimet euroatlantike dhe marrëveshja për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ai. 

Postimi i plotë:

Prita sot Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.  Ambasadori Szunyog vlerësoi lart procesin zgjedhor në të cilin kaloi vendi ynë.  Duke shprehur qëndrimet e mia dhe të Aleancës, vlerësova zgjedhjet e 14 shkurtit si fitore për demokracinë, zgjedhje që i kanë dhënë Kosovës një avantazh si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar.  Kërkova nga ambasadori mbështetjen e tij dhe të BE-së, në sfidat të cilat e presin vendin tonë, liberalizimi i vizave, integrimet euroatlantike dhe marrëveshja për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.  RH