Haradinaj thërret konferencë për media

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thirrur për sot (e mërkurë) konferencë për media, e cila do të mbahet në selinë e partisë.

Haradinaj do të dalë para gazetarëve në orën 12:00.

VIDEO:

“Sot, me fillim nga ora 12:00, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj, mban konferencë për media.  Konferenca mbahet në Selinë Qendrore të AAK-së në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Kjo konferencë për media e AAK-së është thirrur një ditë pasi që Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur të qëndrojë në sallën e Kuvendit kur të votohet presidenti i vendit./Insajderi.com