Harrojeni shpirtin binjak: ‘Twin Flame’ është partneri që dëshironi në jetë!

Të gjithë e dimë se çfarë do të thotë ‘soul mate’ ose shpirt binjak, por ‘twin flame’ është një term që na ka rënë në sy dhe po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm. Dhe vetëm në fillim duket se ka të bëjë me të njëjtën gjë

Çfarë saktësisht është një ‘twin flame’?

Epo, Megan Fox e shpjegoi atë në mënyrë shumë figurative, duke përshkruar se çfarë ka ajo dhe Machine Gun Kelly.

‘Unë e dija menjëherë se ishte ajo që unë e quaj një ‘twin flame’. Në vend të një shpirti binjak, flaka binjake është në të vërtetë ajo ku shpirti është ngritur në një nivel mjaft të lartë që të mund të ndahet në dy trupa të ndryshëm. Kështu që unë besoj se ne në të vërtetë jemi dy gjysma të të njëjtit shpirt. Dhe i thashë pothuajse menjëherë, sepse menjëherë e ndjeva…

Mendoj se ishte dita e dytë (e xhirimeve). E luta atë që të hynte në rulotin tim për drekë dhe e udhëzova atë nëpër të gjitha gjërat thelbësore astrologjike. Unë menjëherë rashë në dashuri me të. Dhe unë e dija edhe para se të bëja kartën e tij se ai kishte një Hënë në Peshqit. E ndjeva atë në energjinë e tij’.

“Twin flame” ka kuptimin e “pasqyrë e shpirtit” ose “gjysma tjetër” e një personi. Eksperti i marrëdhënieve Todd Savvas, e përshkroi këtë marrëdhënie si “një shpirt i ndarë në dy trupa”. “Kur krijohet një shpirt, ai ndahet në dy pjesë, pasqyra të njëri-tjetrit, që vazhdimisht dëshiron të rilidhet,” shpjegoi ai.

VIDEO:

Gjysma tjetër – qëllimi

“Qëllimi i zbulimit të gjysmës suaj është që të shpejtoni rritjen, të shëroni plagët, të hiqni bllokimet dhe të shkoni drejt dashurisë së vërtetë. Për më tepër, këto marrëdhënie mund të jenë tepër sfiduese sepse hedhin dritë mbi pasiguritë dhe frikën tuaj më të thellë dhe që të ndodhë kjo rritje shpirtërore, është e vështirë,” shpjegoi ai.

Ndër të tjera, ai theksoi se marrëdhënie të tilla nuk janë vetëm të natyrës romantike. Ato gjenden shpesh midis miqve. Savvas vëren, “mendja dëshiron ta lidhë marrëdhënien me një histori romantike, kur gjithçka funksionon më lehtë. Në të vërtetë, kjo marrëdhënie është krijuar për të provuar dhe zhvilluar kuptueshmërinë për veten dhe energjinë tuaj.”

“Gjysma tjetër” vs Llojet e tjera të marrëdhënieve

Savvas tha se marrëdhëniet me një “gjysmë tjetër” janë të ndryshme nga të tjerat, sepse ato janë unike. “Meqenëse është në të vërtetë shpirti juaj i ndarë në dy forma fizike, ajo ndryshon nga marrëdhëniet e tjera sepse është një lloj lidhjeje dhe udhëtimi që nuk mund të ndahet me askënd tjetër në Tokë – ju keni vetëm një gjysmë tjetër.”
Që të bëni dallimin me “shpirtin binjak”, eksperti sugjeron që të mendoni sikur secili shpirt ka një melodi të caktuar. Shpirti binjak ka një melodi të ngjashme me tuajën, ndërsa “gjysma tjetër” ka të njëjtën melodi.

Shenjat që keni gjetur një person i cili mund të jetë gjysma juaj

1. Njohje e menjëhershme dhe tërheqje intensive: Kur e keni takuar, ka patur një ndjenjë të menjëhershme njohjeje dhe tërheqje të fortë. Që në atë çast, lidhja juaj është forcuar.

2. Sinkronizmi: Keni një ndjenjë që është gjithmonë në sinkron. Keni një “busull” të përbashkët, moral dhe interesa të ngjashme. Zbuloni shumë përvoja të ngjashme në të kaluarën.

3. Emocione intensive: Çdo ndjesi – si e mirë ashtu edhe e keqe – duket njësoj e fortë për të dy.

4. Pasiguri dhe dyshime të amplifikuara: Ashtu si emocionet amplifikohen, ashtu ndodh edhe me pasiguritë, frikën dhe dyshimet tuaja. Mos harroni se gjysma tjetër ka për qëllim të tregojë gjërat që ju pengojnë, në mënyrë që të punoni përmes tyre dhe të jeni më të fortë.

5. Ndjenja e tërheqjes ndaj personit tjetër: Marrëdhënia është magnetike. Që në momentin që takoheni, ndiheni të tërhequr në mënyrë të pashpjegueshme nga personi tjetër. Mund të jetë tërheqje seksuale, ose jo. Ndonjëherë është vetëm dëshira për të qenë pranë tij/saj.

6. Marrëdhënia e trazuar: Ndonjëherë janë marrëdhënie kaotike, që vjen si pasojë e faktit që duhet të përballeni me pasiguritë dhe të zotëroni gjërat që nuk ju pëlqejnë te vetja.

7. Herë jeni mirë, herë jo: Emocionet e forta mund të jenë dërrmuese.

8. Frymëzoheni për të qenë një njeri më i mirë: Qëllim i kësaj marrëdhënieje është që t’ju shpalosë potencialin e pashfrytëzuar. Kjo marrëdhënie ju shtyn të jeni më të mirë, të shfrytëzoni mundësitë dhe të arrini qëllimet që gjithmonë keni ëndërruar.

“Ky udhëtim kërkon rritje shpirtërore,” thotë Savvas. Pa rritje, është e pamundur të kalosh frikën dhe gjithçka tjetër që na pengon. Të paturit një person të tillë pranë të ndihmon të jesh një version më i mirë i vetes.

/Telegrafi/

The post Harrojeni shpirtin binjak: ‘Twin Flame’ është partneri që dëshironi në jetë! appeared first on Telegrafi.