
Kryetari i Komunës
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka njoftuar se do të ndërtojnë stazën për biçiklistë “Pumptrack”, e cila, siç tha, do t’i sjellë qytetit një tjetër atraksion argëtues e sportiv.
VIDEO:
“Pumptrack’u është një stazë e valëzuar, por e sigurt, e cila mund të shfrytëzohet nga biçiklistë të secilës moshë dhe është e përshtatshme për lloje dhe madhësi të ndryshme”.
“Biçiklistët këtë stazë mund ta shfrytëzojnë duke mos i përdorur pedalet për ndalim, ndërkaq për realizimin e këtij sporti, Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, po ashtu do të organizojë trajnime të ndryshme profesionale”, shkroi ai në Facebook.
Sipas Haskukës, Prizreni do të vazhdojë të bëhet kryeqendër e atraksioneve të ndryshme sportive e turistike!