Haxhiu: Garancia për ish-pjesëtarët e UÇK-së s’është juridikisht e rregulluar, s’ka kërkesa nga mbrojtja

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se ofrimi i garancisë nga shteti për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë për krime lufte, nuk është çështje e rregulluar juridikisht.

Por, se a do të ofrojë garanci Qeveria për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe të tjerët, Haxhiu tha se ende nuk kanë marr ndonjë propozim nga mbrojtja e të akuzuarve në Gjykatën Speciale.

VIDEO:

Këto komente ajo i bëri në debatin e organizuar nga Lëvizja Fol “Fol Hapur”.

“Tash unë kam parë debatin që është zhvilluar dhe padyshim që ne si qeveri e Kosovës do ta diskutojmë me kryeministrin apo të therët dhe defi tani nuk kemi pasur asnjë kërkesë nga mbrojtja e personave që akuzohen dhe po ashtu e dini qëndrimin që kemi pasur ne si opozitë  në raport me Gjykatën Speciale kundrejt një padrejtësi të madhe që iu është bërë Kosovës. Nuk është çështje juridike dhe nuk është juridikisht e rregulluar”.

Haxhiu tha se nuk kanë qenë të ligjshme ndarjet e parave nga Qeveria Haradinaj për ftuarit si të dyshuar nga Gjykata Speciale.

“Ne nuk kemi bërë publikimin e mëparshme sepse ato nuk janë ndarë nga MD-ja dhe janë bërë në atë kohë nga Ramush Haradinaj dhe ato nuk kanë qenë të ligjshme”./Insajderi.com