Haxhiu i PDK-së pyet: Kryeministri u vaksinua, por pse jo Presidenti në detyrë?

<!–

–>

VIDEO:

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka shfaqur doza kritike ndaj Ministrisë së Shëndetësisë për mënyrën e organizimit të procesit të vaksinimit kundër COVID-19.

Megjithatë në seancën e sotme, Bekim Haxhiu, shfaqi dilema në atë se pse u vaksinua Kryeministri Albin Kurti, por jo dhe Presidenti në detyrë Glauk Konjufca, njofton Klan Kosova.

”Procesi i vaksinimit është normal të ketë efektet e promovimit të tij, prandaj edhe vaksinimi i kryeministrit Kurti besoj se ishte në atë shërbim”.

”Por pyetja ime do të ishte edhe prej qytetarëve: Pse nuk u vaksinua Presidenti në detyrë?”

”Ky proces i vaksinimit ka mangësi nga organizimi që po e bën Ministria e Shëndetësisë”.

”Paramendojeni një të moshuari i kërkohet që të aplikojë online, madje iu kërkohet email adresë. Kërkojë nga Ministria që të ndryshojë këtë kriter”.