Haxhiu: MSH duhet të garantojë qytetarët se do të mund të marrin dozën e dytë të vaksinës pas 21 ditëve

Bekim Haxhiu

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh anëtarë i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Bekim Haxhiu, ka thënë se pas fillimit të vaksinimit me vaksinat e ardhura dje, Ministria e Shëndetësisë duhet të garantojë se qytetarët do të mund të marrin dozën e dytë të vaksinës pas 21 ditëve.

Ai ka thënë se pasi Kosova është vendi i vetëm në Evropë që nuk ka kontratë për furnizim me vaksina, duhet të llogaritet koha kur vjen donacioni i radhës me vaksina.

VIDEO:

Shkrimi i tij i plotë:

Sipas MSH sot rinisë vaksinimi me  4680 dozat të e vaksinave Pfizer.

Në kushte normale, sipas planit të vaksinimit 4680 doza të vaksinave  do të shpenzoheshin për 4-5 orë.

Faleminderit Bashkimit Evropian dhe Austrisë për donacionin prej 4680 vakisna Pfizer tani dhe 95 mijë vaksinave deri në fund të muajit gusht, ngase Qeveria Kurti ka dështuar në sigurim të vaksinave.

Para fillimit të  vaksinimit me Pfizer MSH duhet të garantoj se qytetarët do të mund të marrin dozën e dytë pas 21 ditëve. 

Pasi që Kosova është vendi i vetëm në Evropë qe nuk ka kontratë për furnizm me vaksina, duhet të llogaritet koha kur vjen donacioni i radhës me vaksina Pfizer.