Haxhiu për shkuarjen në veri të Njësive Speciale: Secili kryeministër që është i pasigurt bënë këtë që e ka bërë Kurti

<!–

–>

VIDEO:

Gazetari Baton Haxhiu ka thënë se Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës janë përdorur për të ia dhënë fuqinë e munguar politike liderëve që janë në pushtet.

“Njësia speciale ka një mandate të reagojë kur pjesa tjetër e policisë nuk mund ta realizojë atë që duhet. Shpeshherë njësia speciale është përdorur për t’ia dhënë fuqinë e munguar politike liderëve që janë në pushtet. Sa herë që i është nevojitur më shumë janë keqpërdoru njësia speciale se sa mire përdorur në raste të tilla. Njësia Speciale e Kosovës ëhstë e trajnuar për raste të veçanta. Atë që po e bën njësia speciale në këtë moment duhet ta bëjë ushtria e policia e zakonshme por për faktin që situate atje është vështirë e manxhueshme akte të tilla e marrin komponentën e pasigurisë.”, tha Haxhiu në “Politiko” të Kanal 10.

Haxhiu tha se kryeministri Albin Kurti ka të drejtë në këtë rast.

“Kryeministri i Kosovës ka të drejtë në një pikë, sepse ka ardhë momenti të tregohet a është Kosova shtet apo jo. Ne duhet të dimë vërtetë a jemi shtet apo jo dhe jo me njësi speciale sepse shkruarha e njëisë speciale është gabim në hapa. Secili kryeministër që është i pasigurtë që do fuqinë përmes uniformave e bënë këtë që e ka bërë Kurti.”, ka shtuar ai.

Ai tha se Albin Kurti po testohet nga Bashkësia Ndërkombëtare se sa e kupton ai fuqinë e tij.