Haxhiu: Qeveria nuk ka nënshkruar para-kontratën e ofruar nga Pfizer

<!–

–>

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se në Qeveria e Kosovës ende nuk ka nënshkruar para-kontratën e ofruar nga kompania “Pfizer” për vaksinat kundër COVID-19 as pas tre javëve.

VIDEO:

Sipas Haxhiut as Ministria e Shëndetësisë nuk i ka dërguar kërkesë kompanisë që sipas tij i ka ofruar Kosovës 500 mijë deri në 3 milionë vaksina Pfizer, njofton Klan Kosova

Deputeti tutje ka thënë se përderisa çdo ditë po raportohet për humbje jete të qytetarëve të Kosovës, Qeveria Kurti bënë sehir.

“Në 10 ditët e fundit janë bëre ZERO vaksinime, derisa për 6 javë të Qeverisë Kurti 2, janë rexhistruar 431 raste të vdekjeve nga COVID-19”.

“Kjo përveq qe është neglizhence dhe padituri, për me keq mungesa e vaksinave është rrezikim i drejtpërdrejtë i shëndetit dhe jetës së qytetarëve tanë, është vdekje për shumë qytetarë të Kosovës.”

Deputeti i PDK-së, hapjen e një pike vaksinimi për qytetarët e Kosovës në Morinë nga Qeveria e Shqipërisë, tani më është domosdoshmëri, sepse sipas tij Qeveria e Kosovës ka dështuar.