Haxhiu: Të premten pritet të votohet programi i Qeverisë

Programi i Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti, pritet të aprovohet të premten, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ftuar në një debat nga Lëvizja “Fol”.

VIDEO:

Ajo ka bërë të ditur se i programi pastaj pritet të shkojë në Kuvend.

Çështja tjetër për të cilën Haxhiu ka folur, duke thënë se është ndër prioritetet kryesore të Qeverisë është ajo e vettingut.

Sipas saj vettingu është prioritet mbi prioritete për shkak të humbjes së besimit dhe nevojës për kthimin e besimit të qytetarëve te sistemi i drejtësisë./Insajderi.com