Haziri: Dhjetë martirët e Zhegrës u sakrifikuan për lirinë e vendit

KRYETARI I GJILANIT

Kryetari i Komunës së Gjilanit ka përkujtuar martirët e Zhegrës në 22 vjetorin e rënies.

VIDEO:

Haziri shkruan se dhjetë martirët e Zhegrës u sakrifikuan 22 vite më parë për lirinë, pavarësinë dhe të drejtat e shqiptarëve.

Ai është shprehur se Zhegra historikisht ka qenë vendi i kryengritësve dhe vatra e luftëtarëve për mbrojtjen e kombit.

“Dhjetë martirët e Zhegrës u sakrifikuan 22 vite më parë për lirinë, pavarësinë dhe të drejtat e shqiptarëve. Zhegra, historikisht ka qenë vendi i kryengritësve dhe vatra e luftëtarëve për mbrojtjen e kombit, ka qenë rreshti i parë në luftën për pavarësinë e shqiptarëve. Ne do t’i kujtojmë gjithmonë për sakrificën e tyre. Lavdi!”, ka shkruar Haziri.