Haziri me lajm të madh: Do të bëjmë të pamundurën që ta kthejmë Vjosën në LDK

Nënkryetari i LDK-së

Lutfi Haziri i është përgjigjur Donika Gërvallës e cila kishte thënë se LDK nuk do të arrijë 45 për qind të votave më në zgjedhje.  Thotë se do të punojnë që të rikthejnë atë rezultat.

VIDEO:

“Besoj se kemi me gëzu Donikën dhe kolegët tanë që ideologjikigjt janë të lidhur me LDK’në në listën e VV’së”, tha Haziri.

“Ne kemi me bo të pamundshmen për me rikthy edhe kemi me i eleminu të gjitha llojet e dobësive. Unë e shoh të pamundshme një individ ose një grup politik që beson në ideologjinë e LDK’së e lidhet me rugovizëm me bashkjetu me çerdhen e të majtëve politikisht”, tha Haziri në Klan Kosova.

Por a mund të rikthehen Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla në LDK?

“Varet nga kryetari i ri. Kryetari i ri negocion dhe është çështje e tij që të merret me këto çështje”, tha Haziri.

Por a është ai pro këtij rikthimi.

“Çdo copë të LDK’së sonte me mujtë i bëj bashkë”, shtoi ai.