Heshtje në VV: Liburn Aliu e injoron pyetjen për rastin e Haki Abazit

Ministri i Infrastrukturës

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, nuk ka folur për rastin e deputetit të Vetëvendosjes, Haki Abazi.

VIDEO:

Aliu nuk u përgjigj në pyetjen e gazetarit sepse, sipas tij, konferenca nuk po mbahet për atë çështje.

“Unë nuk jam në këtë konferencë që mund të jap deklaratë lidhur me situatën politike të grupit parlamentar, ju kisha lut që të jemi në fushën e projekteve dhe ujërave.”, ka thënë ai.

Ndërkohë, gjatë ditë së djeshme Abazi në një postim në Facebook ka bërë të ditur se ka dorëzuar disa ankesa në lidershipin e VV-së.

“Është hera e parë që sot nuk kam marrë pjesë në seancën e Kuvendit që nga zgjedhja ime deputet në këtë përbërje. Ka një sër faktorë që më ka shtyer të bëjë këtë veprim dhe në këtë kohë. Të gjitha i kam transmetuar tek lidershipi dhe pres që të adresohen me kujdes dhe në kohë”, ka thënë ai.