Heshtje varri në Serbi pas dënimit për gjenocid të Mladiqit, gjeneralit famëkeq që adhurohej nga Vuçiqi

Burg përjetë

Krerët e Serbisë vazhdojnë të heshtin për dënimin e përjetshëm që sot iu konfirmua liderit të forcave serbe në Bosnjë-Hercegovinë, Ratko Mladiq, nga Tribunali i Hagës.

VIDEO:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministrja Ana Bërnabiq dhe kryeparlamentari Ivica Daçiq, ende nuk kanë reaguar, ndonëse kanë kaluar gati dy orë nga shpallja e vendimit në shkallën e dytë.

Preisdenti i SHBA-së, Joe Biden, në një deklaratë për këtë dënim, ftoi liderët e rajonit të pranojnë vendimin e Hagës.

Vuçiq ishte përkrahës i flaktë i Mladiqit. Ai në vitin 2007 përuroi Bulevardin e rrejshem “Ratko Mladiq” në Beograd.