Het-triku i Nkunku nuk i mjafton RB Leipzigut, Manchester City shënon gjashtë gola në fitoren e parë

Manchester City ka arritur të shënojë fitore me rezultat të thellë 6-3 në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja nisi më mirë për qytetarët që shënuan  që në minutën e 16-të të ndeshjes me Nathan Ake, që goditi dukur me kokë për 1-0.

Në minutën e 28-të, City shtoi epërsinë falë mbrojtësit të RB Leipzig, Nordi Mukiele, që në tentim për të kthyer topin te portieri shënoi autogol (2-0).

VIDEO:

Christopher Nkunku arriti të shënojë për gjermanët në minutën e 42-të për 2-1.

Në kohën shtesë City fitoi penallti, ku nga pika e bardhë i saktë doli të jetë Riyad Mahrez (3-1).

Por RB Leipzig u kthye sërish në lojë me sulmuesin Nkunku që shënoi pas asistimit të Dani Olmo për (3-2).

Jack Grealish shënoi në minutën e 56-të për të kthyer epërsinë prej dy golash për qytetarët.

Nkunku ishte në formë të lartë këtë ndeshje dhe kompletoi het-trikun në minutën e 73-të për (4-3).

Joa Cancelo dhe Gabirel Jesus shënuan nga një herë për të shuar dilemën e fituesit në këtë ndeshje.

Manchester City merr tri pikët e para, ndërsa RB Leipizg mbetet pa pikë. /Telegrafi/

The post Het-triku i Nkunku nuk i mjafton RB Leipzigut, Manchester City shënon gjashtë gola në fitoren e parë appeared first on Telegrafi.