Hilary Duff ia prezanton gjithë botës të voglën e saj

Aktorja e famshme e filmave të adoleshencës tonë, Hilary Duff, është bërë nënë për herë të tretë, njofton Insajderi.

Aktorja publikoi në llogarinë e saj në Instagram një foto nga vaska ku ka sjellë në jetë foshnjën, ndërsa brenda në vaskë me të qëndron edhe e bija Banks Violet Bair.

VIDEO:

Pranë tyre janë edhe partneri,  Matthew Koma, si dhe djali 8-vjeçar, Luca Cruz Comrie.

“Mae James Bair – të duam bukuri. 24 mars 2021,” ka shkruar Hilary krahas postimit të bukur.

Sërish, me anë të një postimi në Instagram, ajo ka zbuluar portretin e të porsalindurës.

“Duke pritur që të më thoni se sa e ëmbël jam”, shkroi aktorja përkrah imazhit të adhurueshëm të vajzës. /Insajderi.com