Honor 60 do të prezantohet më 1 dhjetor, priten tre versione

Lajmet e publikuara më herët njoftuan ardhjen e telefonit inteligjent Honor 60, por tashmë dihet se kur do të prezantohet zyrtarisht.

Serinë Honor 60 do ta shohim më 1 dhjetor dhe kompania do të prezantojë tre versione të telefonit inteligjent të ri.

VIDEO:

Priten tre versione, Honor 60 Standard, Honor 60 Pro dhe Honor 60 SE.

Modeli Pro do të fuqizohet nga procesori Snapdragon 870 i Qualcomm dhe do të mundësohet nga një bateri 4,500 mAh që mbështet karikimin deri në 100 W (ndoshta edhe më shpejt).

Bateria e modelit bazë do të mbështesë karikimin 66 W.

Kur bëhet fjalë për dizajnin, moduli i kamerës do të vazhdojë të bëjë dy raunde, por ende nuk ka detaje të tjera. /Telegrafi/

The post Honor 60 do të prezantohet më 1 dhjetor, priten tre versione appeared first on Telegrafi.