Hoti për sulmin ndaj djalit të Rashiqit: Të hetohet nga organet kompetente

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka dënuar sulmin që ndodhi ndaj djalit të politikanit Nenad Rashiq në Llapnasellë të Graçanicës, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka theksuar që kryesit e këtij akti duhet të përballen me forcën e ligjit.

VIDEO:

“Dhuna është e papranueshme dhe e dënueshme.  Rasti i rrahjes së Nikolla Rashiqit, i biri i Nenad Rashiqit, ishte një akt i papranueshëm dhe si i tillë duhet të trajtohet dhe hetohet nga organet kompetente, ndërsa kryesit e këtij akti duhet të përballen me forcën e ligjit”, ka shkruar Hoti.

Djali i politikanit serb në Kosovë, Nenad Rashiq, është rrahur teksa po dilte nga shkolla në Llapnasellë të Graçanicës nga një grup prej 30 personave.

Siç tha Rashiq në një intervistë, djali i tij është sulmuar me boksa të hekurt e çekiç. /Insajderi.com