Hoxhaj: Kurti ta anuloj takimin me Vuçiqin, nëse Serbia nuk kërkon falje për krimet deri më 15 qershor

Kryetari i PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj po merr pjesë në serinë e dytë të diskutimeve të forumit FOL Hapur. Hoxhaj ka thënë se kryeministri Kurti duhet të anulojë takimin me Vuçiqin të caktuar me datë 15 qershor, nëse Serbia nuk kërkon falje për krimet e bëra gjatë luftës në Kosovë.

VIDEO:

Hoxhaj tha se po ia rikujton kryeministrit Kurti edhe dy kushtëzimet e tij që i kërkonte para fillimit të dialogut me Serbinë, kërkimfaljen nga Serbia dhe kthimin e të pagjeturve.

“Nëse Serbia nuk kërkon falje deri më 15 qershor për gjenocidin e kryer në Kosovës, Albin Kurti nuk duhet të ulet në takim me Vuçiqin”, ka deklaruar Hoxhaj.

Ai ia theksuar se” tri dështimet e para të Qeverisë Kurti që kanë të bëjnë mungesën e programit qeverisës, dështimin në politikën e jashtme dhe dështimin në qasjen me dialogun me Serbinë”.