Hoxhaj-Kurtit: Papërgjegjësi, sjellje jodinjitoze, fraza hipokrite

Pasi kryeministri Albin Kurti raportoi mbi ecurinë e deritanishme të procesit të dialogut me Serbinë, ka folur kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili e ka quajtur fjalimin e Kurtit si “frazë hipokrite”, shkruan Insajderi.

Ai ironizioi duke u thënë deputetëve se janë duke mbajtë seminar, pasi aty po flet Kurti, një strateg sipas tij.

VIDEO:

“Mirë se keni ardhë në këtë seminar në këtë shkollë verore. Kemi sjellë një strateg. Ujin e keni pa gaz, kafet i keni pa pare. Papërgjegjësi, sjellje jodinjitoze. Fraza hipokrite”, tha Hoxhaj.

Seanca e sotme është duke u mbajtur për raportimin e dialogut Kosovë-Serbi./Insajderi.com