Hoxhaj: PDK nuk e përkrah Vjosa Osmanin për presidente

Kryetari i PDK-së

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se PDK nuk e përkrahë Vjosa Osmanin për presidente të vendit.

VIDEO:

Hoxhaj në konferencë për media the se Osmani nuk është figurës unifikuese por përçarëse dhe se është e ndikueshme politikisht.

“PDK nuk e mbështet kandidaturën e Vjosa Osmanit. Ka qenë një figurë përçarëse, karrierën e saj e ka ngritur në frymën e përçarjes. Së dyti, ajo është një kandidate partiake, jo konsensuale për të qenë presidentë. Ajo është treguar e njëanshme sa ka bërë detyrën e ushtrueses së presidentes, është e para që e ka përdorur zyrën për të bërë një parti politike”, tha ai.

Ai tha se presidenti i vendit duhet të jetë i pavarur politikisht.

“Osmani nuk udhëhiqet nga parimet, më shumë udhëhiqet nga kalkulimet dhe shembulli është se si është sjellë me marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi”, tha ai.

Hoxhaj tha se zgjedhja e Vjosa Osmanit presidente do ta koncentronte tërë pushtetin në duart e një partie dhe nga një njeri.