Hoxhaj uron Ramën: Anëtarësimi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë, do ta forcojë zërin e Kosovës në KB

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka uruar Shqipërinë për zgjedhjen në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, duke thënë se anëtarësimi i saj do ta bëjë më të fortë zërin e Kosovën në KB, njofton Insajderi.

Nëpërmjet një statusi në ‘Twitter’, Hoxhaj ka uruar Shqipërinë për këtë anëtarësim, por edhe kryeministrin Edi Rama për këtë arritje.

VIDEO:

“Urime Shqipërisë për zgjedhjen si anëtare të Këshillit të Sigurimit. Kjo është një arritje e madhe për Shqipërinë dhe diplomacinë e saj të fortë. Bravo Edi Rama, kjo do ta bëjë zërin e Kosovës më të fortë në Kombe të Bashkuara”, ka shkruar ai.

Shqipëria sot është zgjedhur anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për vitet 2022-2023 me 175 vota për nga 117 të nevojshme.

Në votim morën pjesë 190 vende anëtare, por 15 prej tyre nuk e mbështetën shtetin shqiptar në këtë votim. /Insajderi.com