Humbje minutash spektakolar nga portieri i Nottingahm Forestit në fitoren minimale ndaj Blackburnit

Portieri i Nottingham Forestit, Brice Samba ka dhuruar një moment qesharak në fitoren minimale 1-0 ndaj Blackburnit.

Derisa ndeshja kishte shkuar në kohën shtesë, Forest luftonte që t’i merrte tri pikë, mirëpo kundërshtarët ishin në vazhdimësi duke sulmuar.

VIDEO:

Derisa Blackburn kishte humbur posedimin e topit dhe kishte kaluar në këmbët e Sambas, aty filloi momenti qesharak.

Portieri bëhej kinse ishte duke goditur topin, derisa po ashtu bënte se po fliste me dikë jashtë vijave.

Por, Samba po e humbte kohën dhe po tentonte që ndeshja të përfundonte sa më shpejtë të ishte e mundur.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Alex Mighten në minutën e 25-të, duke i dhuruar kështu skuadrës së tij tri pikët e plota./ Telegrafi/

The post Humbje minutash spektakolar nga portieri i Nottingahm Forestit në fitoren minimale ndaj Blackburnit appeared first on Telegrafi.