Hyseni tregon hajgaren me shokun: I thashë po m’doket po e marrim në parti Haki Abazin

zgjim hyseni

Anëtari i PSD-së, Zgjim Hyseni, ka komentuar pakënaqësitë e deputetit të VV-së, Haki Abazi, me partinë e tij.

VIDEO:

Abazi nuk ka qenë prezent dje në seancën e Kuvendit dhe në një postim në Facebook ka lënë të kuptohet se nuk është i kënaqur me lidershipin.

Hyseni, që dikur ishte larguar vetë nga VV-ja me disa ish-deputetë të tjerë, ka komentuar këto zhvillime. Fillimisht ai ka treguar një bisedë me shokun e tij ku me shaka kanë lexuar situatën brenda VV-së.

“Ishim me një shokun tim në kafe. I thashë po m’doket po e marrim në parti Haki Abazin”, tha ai.

Por tutje Hyseni ka thënë se nuk sheh situatë të njëjtë me largimin e ish-deputetëve të VV-së dhe pakënaqësitë e Abazit. /Gazeta Express/