I dyshuari për përfshirjen në vrasjen e Ivanoviqit, Milan Radojçiq, rizgjidhet nënkryetar i Listës Sprska

Krimineli serb

Milan Radojçiq, i dyshuar nga drejtësia kosovare si pjesëmarrës në vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq, është rizgjedhur sot nënkryetar i Listës Srpska, subjekt me bazë në Kosovë, por që kontrollohet nga Beogradi zyrtar.

VIDEO:

Radojçiq është një prej tre nënkryetarve të rizgjedhur sot, e kryetar është rizgjedhur ministri në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq.

Ndaj Radojçiqit, gjykatat në Kosovë kanë lëshuar më 2019 urdhër-arrest ndërkombëtar me dyshimin se ka gisht në vrasjen e politikanit Ivanoviq më 2016 në Mitrovicë të Veriut. Radojçiqi, gjithashtu, dyshohet për krim të organizuar dhe vepra të tjera të rënda, por para pak muajsh është revokuar urdhërarresti me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Radojçiq sipas mediave serbe ndodhet në Serbi. Së fundi ishte mysafir në Kuvendin e Serbisë, ku presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, foli për procesin e dialogut me Kosovën.

E veja e Olivanoviqit, deputete në Kuvendin e Serbisë, lëshoi seancën në shenjë proteste, duke thënë se ajo dhe Radojçiqi nuk mund të qëndrojnë në të njëjtën hapësirë.