I infektuar me Covid-19, ja si po e kalon karantinën Përparim Rama

<!–

–>

VIDEO:

I pari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ai dje ka thënë se nuk ka simptoma të rënda dhe se po vazhdon punën online.

Rama njofton se sot ka zhvilluar takim në Zoom me drejtoreshën e Manifestës, Hedwig Fijen dhe stafin e saj.

“Është në interesin tonë të përbashkët që të përgatitemi sa më mirë për Bienalen Nomade Evropiane, Manifesta këtë vit, ku për 100 ditë rresht do të organizohen ngjarje kulturore, performanca e punëtori të ndryshme, me qëllim të vetëdijësimit dhe fuqizimit të qytetarëve për të rimarrë hapësirat publike nëpërmjet artit dhe arkitekturës”, ka shkruar Rama në profilin e tij në FB.