I kishin thënë se do t’i sjellë në jetë shtatë fëmijë, por ultrazëri nuk i kishte “vërejtur dy tjerë” – gruaja nga Mali lind nëntënjakë

Një grua nga Mali ka sjellë në jetë nëntë foshnje, pasi mjekët ia huqën gjatë kontrollove të rregullta mjekësore – duke i thënë se ajo në bark mbante shtatë.

Halima Cisse, 25-vjeçe, pesë vajzat dhe katër djemtë janë mirë, pas procesit të lindjes rrugës së prerjes cezariane në Marok, transmeton Telegrafi.

Cisse kishte udhëtuar me aeroplan në drejtim të Marokut, që të sigurohet se foshnjat do të jenë mirë gjatë lindjes.

VIDEO:

“Foshnjat e porsalindura (pesë vajza dhe katër djem) dhe nëna janë mirë”, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë në Mali, Fanta Siby.

E Cisse priste që do të sillte në jetë shtatë foshnje, pasi që ultrazëri i kryer në Marok dhe Mali duke se nuk kishin arritur të regjistrojnë edhe dy tjerë. /Telegrafi/

 

The post I kishin thënë se do t’i sjellë në jetë shtatë fëmijë, por ultrazëri nuk i kishte “vërejtur dy tjerë” – gruaja nga Mali lind nëntënjakë appeared first on Telegrafi.