I ndalohet hyrja në Kosovë ministres së Punës në Serbi

Ministrja e Punës në Serbi, Darija Kisiq-Tepavçeviq, nuk është lejuar të hyjë mbrëmë në Kosovë, shkruan Insajderi.

Kjo është bërë e ditur nga e ashtuquajtura Zyra Serbe për Kosovën, duke shtuar se të gjitha procedurat për vizitën ishin përfunduar para se ajo të nisej për Kosovë, raporton ‘Politika.rs’.

VIDEO:

Tepavçeviq kishte planifikuar të mbante një provim me studentët e vitit të tretë në Departamentin e Epidemiologjisë në Fakultetin e Mitrovicës së Veriut.

“Profesoresha Kisiq-Tepavçeviq njoftoi shkuarjen në pozitën e profesoreshës dhe jo në cilësinë e një ministreje. Sidoqoftë, autoritetet në Prishtinë sonte, pa ndonjë arsye, përmes oficerit të pikës kufitare e refuzuan atë të hynte në Kosovë”, thuhet në reagimin e të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovën.

Kjo media ka shkruar  se edhe kërkesa e një grupi prej 39 pelegrinëve nga Serbia qendrore, të cilët dëshironin të vizitonin disa faltore në Kosovë këtë fundjavë, u refuzua pa shpjegime./Insajderi.com