I premtoi rrejshëm se do ta martonte, gruaja në Ferizaj denoncon burrin me të cilin kreu marrëdhënie seksuale

Ferizaj

Një grua në Ferizaj e ka denoncuar dje në Policinë e Kosovës një person për nxitje të akteve seksuale në premtim të rrejshëm të martesës.

VIDEO:

E njëjta pasi ishte njoftuar me të dyshuarin në rrjete sociale, kishte pasur marrëdhënie intime me të, pasi i dyshuari i kishte premtuar se do ta martonte.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 6 nëntor të këtij viti, ndërkohë që Policia ka nisur hetimet.