I riu në Teksas vdes nga i ftohti, familja e tij paditi kompaninë e energjisë për neglizhencë

Familja e një 11-vjeçari i cili vdiq nga moti i ftohtë në Teksas të SHBA-së ka ngritur një padi prej 100 milionë dollarësh kundër kompanive të energjisë për neglizhencë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Cristian Pineda u gjet pa ndjenja javën e kaluar nga nëna e tij në shtëpinë e tyre lëvizëse mes temperaturave të ngrirjes.

Miliona njerëz mbeten pa energji elektrike në një mot jashtëzakonisht të ftohtë, që la të vdekur disa persona në shtetet e jugut në SHBA.

VIDEO:

Situatë e rënduar në Teksas, vala e të ftohtit lë pa ngrohje dhe ujë miliona banorë, paralajmërohet për mungesë së energjisë elektrike gjatë fundjavës Situatë e rënduar në Teksas, vala e të ftohtit lë pa ngrohje dhe ujë miliona banorë, paralajmërohet për mungesë së energjisë elektrike gjatë fundjavës

Familja dyshon që djali i tyre vdiq nga hipotermia por policia thotë se rezultatet zyrtare të autopsisë mund të zgjasin me javë.

Pse është shumë ftohtë në Teksas? Pse është shumë ftohtë në Teksas?

Padia akuzon firmat e shërbimeve për vendosjen e “fitimeve mbi mirëqenien e njerëzve”, duke dështuar të përgatiten siç duhet. /Telegrafi/

The post I riu në Teksas vdes nga i ftohti, familja e tij paditi kompaninë e energjisë për neglizhencë appeared first on Telegrafi.