Ia shohin “sherrin” publikimeve në media, Policia shqipton gjobë pas mbajtjes së ahengut

Policia e Kosovës

Të shtunën në fshatin Ujmir të Klinës ishte organizuar një aheng familjarë, nga i cili disa video incizime ishin publikuar në media. Policia bën të ditur se i ka gjobitur të hënën sipas ligjit në fuqi për mos respektim të masave të vendosura.

VIDEO:

Me datë 13.09.2021, në rajonin e Pejës, konkretisht në fshatin Ujmir të Klinës, Policia e Kosovës pas pranimit të informacioneve dhe video inçizimeve të publikuara në media se pardje gjatë një ahengu familjar nuk janë respektuar masat e vendosura nga autoritetet për parandalim të përhapjes së virusit Covid 19, ka ndërmarr masat e nevojshme duke shqiptuar gjobën sipas ligjit në fuqi për mos respektim të masave të vendosura.”

Tutje Policia e Kosovës bën apel tek të gjithë qytetarët dhe bizneset që të respektojnë vendimet e marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së COVID-19.