Ia vranë në luftë katër djem dhe dy nipa, rrëfimi i 87-vjeçarit nga Peja: Prej 22 vitesh askush nuk ma hapi derën

87-vjeçari

Hajrulla Hysenit nga Zahaqi i Pejës, serbët ia vranë katër djemtë e tij dhe dy të vëllait në luftën e vitit 1999.

87-vjeçari që asnjëherë më parë nuk është shprehur para mediave thotë se nuk ka marrë asnjë mbështetje shteti për të rritur 15 nipërit e mbesat e tij.

VIDEO:

Hyseni i cili para disa viteve ka humbur edhe bashkëshorten, në një rrëfim për RTV Dukagjinin thotë se askush nuk po i hapë derën.

[embedded content]

“Prej 22 vitesh askush nuk ma ka hapur këtë derë për të më pyetur se çfarë halli ke. Kam mbetur me 15 fëmijë të vegjël e nuse të reja, e vet i plakur. Kemi jetuar si kemi mundur e askush nuk  na ka ofruar ndonjë vend pune”.

Ai rrëfen historinë tragjike të familjes që i ndodhi me 15 maj të vitit 1999.

“Na kanë ndalur të fundit derisa po shkonim në Drenicë. Na zbritën djemtë nga kamioni dhe i mbështetën për muri. Erdhi dikush me maska dhe i mori djemtë”.

Hajrullahun nuk e lejuan të shkojë në Shqipëri dhe bashkë me gruan për shtatë javë ishte fshehur nga ushtria serbe maleve e fushave.

Ai nuk gjente qetësi derisa të mësonte për fatin e djemve të tij.

Por në fund e kuptoi se ata kishin përfunduar në një kanal.

Prej gjashtëmbëdhjetë meshkujve që i kishin marrë serbët vetëm njëri kishte arritur të mbijetojë.

Por i moshuari thotë se as nga ai nuk e kuptoi kurrë të vërtetën e asaj ngjarje makabre.