Ibra me stil flokësh sikur mercenari Tao nga Dragon Ball

Zlatan Ibrahimovic i është rikthyer futbollit pas një mungesë të gjatë si pasojë e lëndimit.

Futbollisti veteran u inkuadrua në pjesën e dytë të ndeshjes ndërmjet Milanit dhe Lazios, ndërsa i mjaftuan vetëm shtatë minuta që të shënonte gol.

Porse, 39-vjeçari ishte kujdesur edhe për aspektin e dukjes. Në rikthimin e tij në fushë, Ibra është shfaqur me stil të ngjashëm flokësh sikurse mercenari Tao nga Dragon Ball.

VIDEO:

(Foto: Instagram/iamzlatanibrahimovic)

Mercenari Tao, i njohur gjithashtu si Tao Pai Pai, është një antagonist në librat komikë japonez, Dragon Ball dhe filmat e animuar me të njëjtin emër.

Në Dragon Ball, ai është një vrasës mercenar shumë i aftë, si dhe vëllai më i vogël i Mjeshtrit Shen. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/on1lik)

 

(Foto: HobbyConsolas)

 

(Foto: Instagram/iamzlatanibrahimovic)

The post Ibra me stil flokësh sikur mercenari Tao nga Dragon Ball appeared first on Telegrafi.