Ibrahimovic mungon në takimin e Milanit ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve

Zlatan Ibrahimovic nuk do të mund të paraqitet në takimin që Milani e zhvillon ndaj Liverpoolit në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, raporton Fabrizio Romano.

Sulmuesi suedez ndjen dhimbje në kyçin e këmbës, e duket që e ka pësuar në takimin ndaj Lazios.

VIDEO:

Në atë takim, Ibrahimovic u rikthye me gol, pas një kohe të gjatë që mungoi për shkak të një lëndimi në gju.

Duket se sulmuesi do ketë lëndime të njëpasnjëshme, pasi tashmë është 39-vjeçar dhe karriera e tij është në prag të përfundimit.

Ibrahimovic kishte bërë të ditur në fund të edicionit të kaluar se ai e mendon pensionimin nga futbolli, pasi nuk ndihet komod në dhimbjet që po i shkaktojnë lëndimet.

Milani është mysafir i Liverpoolit në sfidën që luhet të mërkurën e kësaj jave nga ora 21:00 në stadiumin “Anfield Road”. /Telegrafi/

The post Ibrahimovic mungon në takimin e Milanit ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve appeared first on Telegrafi.