Icardin për Ronaldon: Juventusi dhe PSG afër marrëveshjes për shkëmbim lojtarësh

Juventusi dhe Paris Saint-Germain raportohet se janë afër marrëveshjes për të shkëmbyer lojtarë.

Skuadra italiane dëshiron të transferojë Mauro Icardin, pasi kanë nevojë të madhe për një sulmues që mund të shënojë gola.

VIDEO:

Në anën tjetër, Paris Saint-Germain dëshiron të ketë më shumë përvojë në skuadrën e tyre dhe me lojtarët si Cristiano Ronaldo që di se si të fitojë trofe.

Sipas asaj që raporton gazetari Bolarinwa Olajide, klubi nga Ligue 1 dhe ai nga Serie A, janë të hapur për të shkëmbyer lojtarët.

Ronaldo ka bërë së fundmi një postim në Instagram, duke lënë dilema rreth të ardhmes së tij.

Në anën tjetër, Icardi e kërkon rikthimin në Serie A, pasi në të kaluarën ishte pjesë e Interit dhe kishte kulmin e karrierës. /Telegrafi/

The post Icardin për Ronaldon: Juventusi dhe PSG afër marrëveshjes për shkëmbim lojtarësh appeared first on Telegrafi.