Idil elegant në mansardë të lartë: Një apartament plot dritë dhe ngrohtësi

Një apartament i gjerë me një dhomë gjumi në katin e fundit të një ndërtese në Gothenburg u transformua në një apartament me tri dhoma gjumi falë lartësisë së tavanit dhe u bë me dy kate të tjera

Në dhomën e ndenjes, u bënë shkallët që çojnë në dhomat e gjumit, por lartësia e saj ishte e mjaftueshme që në një pjesë, nën të njëjtën çati dhe të njëjtin burim të dritës natyrore, të bëhet një galeri me një hapësirë pune, transmeton Telegrafi.

Një hapësirë të papërdorur prej 15 metrash katrorë që ekzistonte mbi apartamentin me një dhomë gjumi prej 38 metrash katrorë, pronarët vendosën ta blinin dhe të shndërronin në një dhomë gjumi.

VIDEO:

Ata e lidhën dhomën e re me apartamentin ekzistues me një shkallë të ngushtë spirale që shkon nga zona e qëndrimit ditor.

Me sugjerim të arkitektëve, ata gjithashtu përdorën hapësirën e dhomës së gjumit dhe ndërtuan një mini galeri në të, ku vendosën një cep të punës, dhe poshtë tij një zonë të vogël private për të lexuar dhe relaksuar.

/Telegrafi/

The post Idil elegant në mansardë të lartë: Një apartament plot dritë dhe ngrohtësi appeared first on Telegrafi.