Igli Tare në aksion, Lazio i ofron Matas marrëveshje dy-vjeçare

Lazio thuhet se synon një transferim falas për mesfushorin sulmues të Manchester Unitedit, Juan Mata, këtë verë.

Sipas gazetës La Repubblica, drejtori sportiv Igli Tare dëshiron t’i japë trajnerit Simone Inzaghi një mesfushor krijues për të rritur vlerën e skuadrës.

Raporti pretendon se Lazio ka kontaktuar organizatorin spanjoll dhe i ofroi atij një kontratë dy-vjeçare në Olimpico, me një mundësi për një sezon të tretë.

VIDEO:

Top mesfushorët që kanë shënuar më së shumti gola në këtë shekull Top mesfushorët që kanë shënuar më së shumti gola në këtë shekull

Sipas raportit, klubi Biancocelesti i ka ofruar Matës një marrëveshje me vlerë katër milionë euro në sezon, por spanjolli po kërkon pesë milionë euro në vit për të pranuar një lëvizje në Formello.

33-vjeçari, i cili ka 41 paraqitje për Spanjë, ka luajtur vetëm shtatë ndeshje në Ligën Premier këtë sezon, por ai ka përvojë të madhe me klube si Valencia, Chelsea dhe Djajtë e Kuq. /Telegrafi/

The post Igli Tare në aksion, Lazio i ofron Matas marrëveshje dy-vjeçare appeared first on Telegrafi.