IKSHP përsëri thirrje për respektim të masave anti-Covid

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës me anë të njoftimi ka përsëritur thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, njoifton Insajderi.

Sipas IKSHP-së, këto masa janë të njëjta dhe se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen e virusit në familje dhe në komunitet.

VIDEO:

“IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19. Masat parandaluese janë të njëjta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Me zvogëlimin e kontakteve, do ta bëjmë të mundur ndërprerjen e përhapjes së infeksionit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, IKSHP apelon te të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e pandemisë COVID-1.l

Ditëve të fundit, ka një rritje të konsiderueshme të numrit të të infektuarve më Covid-19./Insajderi.com