IKSHPK: Janë 42 raste me Omicron në Kosovë, në testimin e fundit mbi 70 për qind e mostrave ishin me këtë variant

Mbi 70 për qind të mostrave të testuara për Omicron në Kosovë, në testimet e fundit të bëra më 5 janar të këtij viti rezultuan pozitive me këtë variant.

Kështu kanë bërë të ditur përmes një përgjigje me shkrim nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës për Telegrafin.

Sipas të dhënave të IKSHPK-së, nga 34 mostra pozitive me coronavirus, në testimin e fundit më 5 janar 2022, 24 mostra apo 70 për qind kishin rezultuar me variantin Omicron.

Deri më tani në Kosovë tri herë ka pasur testime për variantin Omicron, ndërkaq numri i rasteve me këtë variant sipas këtyre të dhënave po rritet.

“Më datë 26.12.2021 janë testuar 23 mostra pozitive në SARS-CoV-2, prej të cilave ishin 8 (34.7%)  me variantin Omicron.

VIDEO:

Më datë 31.12.2021 janë testuar 30 mostra pozitive në SARS-CoV-2, prej të cilave ishin 10 (33.3%) me variantin Omicron.

Më datë 05.01.2021 janë testuar 34 mostra pozitive në SARS-CoV-2,​ prej të cilave ishin 24 (70.5%) me variantin Omicron”, kanë bërë të ditur nga IKSHPK-ja.

Ministria e Shëndetësisë është duke konsideruar rishikimin e masave antiCOVID, kjo pas rritjes së rasteve me coronavirus që është duke vazhduar tash e disa ditë në vendin tonë.

Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, Drin Podrimqaku, këshilltar në Ministrinë e Shëndetësisë këtër ditë më parë, por deri më tani nuk ka ndonjë masë të re që ka marrë kjo ministri.

Rritja e rasteve me COVID-19, MSH pritet të merr masa të reja Rritja e rasteve me COVID-19, MSH pritet të merr masa të reja

“Ministria e Shëndetësisë po i konsideron rishikimin e masave antiCovid, sipas rekomandimeve të ekspertëve shëndetësor dhe të dhënave të gjendjes epidemiologjike nga institucionet shëndetësore”, kishte thënë ai.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se nga fillimi i vitit ka filluar rritje e rasteve pozitive me COVID-19 e veçmas me shfaqjen e variantit të ri të virusit SARS CoV-2 Omicron (B.1.1.529) duke shtuar intensitetin çdo ditë.

IKSHPK: Intensiteti i rasteve me Omicron po shtohet çdo ditë, vaksinimi mbetet arma më e fortë IKSHPK: Intensiteti i rasteve me Omicron po shtohet çdo ditë, vaksinimi mbetet arma më e fortë

IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik.

“Situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim, andaj IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët që të respektohen masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19, bëjmë thirrje në veçanti për kujdes dhe mosgrumbullim. Ndërsa, rekomandojmë institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave për parandalimin dhe luftimin e pandemisë”, thuhet në njoftim.

IKSHPK ka theksua se është i domosdoshëm kujdesi i shtuar i të gjithëve që në mënyrë strikte të respektohet distanca fizike, të përdoren maskat, të bëhet dezinfektimi dhe ajrosja e hapësirave, duke pamundësuar dhe shmangur përhapjen eventuale të mëtejme të infeksionit të COVID-19. /Telegrafi/

The post IKSHPK: Janë 42 raste me Omicron në Kosovë, në testimin e fundit mbi 70 për qind e mostrave ishin me këtë variant appeared first on Telegrafi.