Infektologu Blin Nagavci publikon librin e tij të parë, “ERS Handbook for Clinical Practice Guidlines”

Dr. Blin Nagavci është mjek i trajnuar për sëmundjet infektive dhe metodologjinë e kërkimit shkencor. Ai ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës dhe ka një diplomë post-doktorale në Universitetin Erasmus në Holandë.

Dr. Nagavci punon si studiues mjekësor për Universitetin e Freiburgut, Gjermani dhe për Shoqatën Evropiane të Respiracionit në Lozanë, Zvicër. Në të njëjtën kohë, ai është konsulent për metodologjinë kërkimore për udhërrëfyesit klinik, ku drejton, mbikëqyr dhe ofron ekspertizë metodologjike për zhvillimin e udhërrëfyesve klinik të Shoqatës
Evropiane të Respiracionit.

Së fundmi është publikuar libri “ERS Handbook for Clinical Practice Guideline (Manuali i Shoqatës Evropiane të Respiracionit për Udhërrëfyesit Klinik)”, ku si autor i parë, në mesin e dhjetë autorëve nga mbarë bota, është edhe kosovari Blin Nagavci.

VIDEO:

Foto: Facebook

Libri është manuali metodologjik i Shoqatës për zhvillimin e udhërrëfyesve klinik për sëmundjet e frymëmarrjes. Ai specifikon në detaje rolet dhe detyrat e të gjithë anëtarëve të Task Forcës, si dhe të gjithë hapat që duhet të ndiqen gjatë zhvillimit të udhërrëfyesve klinik.

Përmes 12 hapave metodologjik ky libër udhëzon ekspertët Evropian se si duhet të krijohen udhërrëfyesit klinik.

Ky libër tashmë është manuali zyrtar i Shoqatës Evropiane të Respiracionit, shoqatë kjo që bën udhërrëfyes klinik, për përdorim ndërkombëtar.

Libri në gjuhë angleze mund të lexohet falas duke klikuar këtu/Telegrafi/

The post Infektologu Blin Nagavci publikon librin e tij të parë, “ERS Handbook for Clinical Practice Guidlines” appeared first on Telegrafi.