Infektologu kosovar: Kosova me numrin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi në rajon.

<!–

–>

Tolaj: Kosova me numrin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi në rajon.

VIDEO:

Ka rënë dukshëm numri i rasteve të reja të infektimeve me variantin Delta të koronavirusit në vend. Ndërkohë numri i rasteve të vdekjes vazhdon të jetë shqetësues. Edhe 14 persona humbën jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit ndërkohë u infektuan 259 qytetarë.

Infektologu Ilir Tolaj tha se Kosova në këtë valë të pandemisë pati më së shumti raste të infektimeve dhe vdekjeve nga virusi në rajon.

Tolaj ka shprehur habinë se si autoritetet kanë heshtur karshi kësaj situate.

“Pavarësisht prej kësaj është shumë e nevojshme që autoritetet shëndetësore ta thonë fjalën e vetë”, thotë Tolaj për RTK’në.

“Unë jam çuditur shumë me heshtjen e tyre rreth këtij fenomeni që e patëm në këtë valë të pandemisë duke mos dhënë një informatë, një njoftim rreth asaj se çka mendojnë që ka qenë rasti në këtë valë të pandemisë”, shtoi Tolaj.